Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, përmes një videomesazhi i është drejtuar diasporës duke ua bërë me dije procedurat aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit.
Ai ndër të tjera ka thënë se “Mërgata i prin ndryshimit”.
“Kanë mbetur edhe dy ditë për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë vendit. Kësaj radhe kemi interesim të jashtëzakonshëm. Andaj iu bëjnë thirrje ta ushtroni të drejtën themelore për të votuar”





