LAJME

Mëngjesi fillon me intervale me diell sot, gjatë ditës reshje shiu

Mëngjesi fillon me intervale me diell sot, gjatë ditës reshje shiu
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2024, 06:50

E mërkura fillon me intervale me diell, e gjatë ditës vransirat vetëm se fillojnë të shtohen, duke u shoqëruar me reshje shiu në perëndim të vendit.

Më vonë këto të reshura shtrihen në pjesë tjera të vendit, e gjatë mbrëmjes vende-vende do të jenë më intenzive.

Frynë edhe erëra mjaft të fuqishme nga jugu e jugperëndimi 5-15m/s, e në pjesë të Dukagjinit dhe zonave malore me hove mbi 20 e 25m/s, edhe mbi 100km/h.

Temperaturat minimale zbresin vetëm deri në 4C e 7C, e ditën mbesin ende të larta, në 13C e 15C.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika