Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur i lumtur për vendimin të cilin e mori Gjykata e Apelit, duke refuzuar ankesën e ZRRE-së, në lidhje me tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike.
“Rritja e çmimit të energjisë elektrike për familjet kosovare nga ana e Qeverisë dhe ZRRE-së, ka qenë vendim i padrejtë dhe i paarsyeshëm. Sot, kemi mirëpritur vendim e Gjykatës së Apelit, përmes së cilit është ri konfirmuar se ai vendim ka qenë edhe i kundërligjshëm”, tha Krasniqi nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook.
Kryeopozitari tha se është shumë i lumtur që “qëndrimi parimor i PDK-së për ligjshmëri e në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve si konsumatorë”, sot i ka lehtësuar nga barra e atij vendimi rreth 450 mijë familje kosovare.





