Televizioni zviceran SRF i ka dedikuar një artikull të rinjve kosovarë nga Zvicra. “Gjatë pushimeve verore, shumë kosovarë zviceranë shkojnë në Kosovë dhe kërkojnë një ‘nuse’. Tradita thotë se kosovarët martohen mes tyre”.
Televizioni zviceran SRF ka përgatitur një reportazh lidhur me martesat e kosovarëve zviceranë me shqiptaret e Kosovës. Kronika nis lidhur me fenomenin romantik që ndodh çdo verë në Kosovë: Gjatë pushimeve verore, shumë kosovarë zviceranë shkojnë në shtëpi dhe kërkojnë një partner për jetën atje. Tradita thotë se kosovarët martohen mes tyre. Jo të gjithë në diasporë e pëlqejnë këtë. Por thyerja e traditës nuk është e lehtë”, transmeton albinfo.ch.
E gjithë storja theksin e vë tek qindra martesa që bëhen çdo vit mes kosovarëve të Zvicrës dhe atyre nga Kosova. Faktorë i rëndësishëm i kësaj lidhje duket se janë prindërit, ani pse të rinjtë shpeshherë nuk janë dakord, cekët në këtë storje.





