Kryeministri SHQIPTAR Edi Rama ka mohuar një raport të televizionit izraelit Channel 12 që pretendonte se qeveria e tij ishte në bisedime me administratën e presidentit amerikan Donald Trump për të marrë deri në 100,000 palestinezë nga Gaza.“Ka shumë kohë që nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme dhe së fundmi ka pasur shumë lajme të rreme! Absolutisht jo e vërtetë”, ka shkruar Rama në rrjetin social Xu.
Duke shprehur respekt dhe solidaritet të plotë për qytetarët e Gazës, Edi Rama tha se askush nuk e pyeti Shqipërinë dhe as nuk mund të mendonte të merrte një përgjegjësi të tillë. “Ne jemi krenarë për miqësinë tonë të fortë me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe sigurisht me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur prej kohësh”, tha kryeministri shqiptar.
Propozimi i diskutueshëm i Trump
Duke theksuar se Shqipëria nuk është në Lindjen e Mesme, ai tha se ky vend “nga zemra e Europës nuk mund të bëjë asgjë më shumë se çdo vend tjetër europian”. “Megjithatë urojmë dhe lutemi që popullit palestinez t’i jepet mundësia të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën qeverisjen demokratike”, përfundoi Rama.





