Dikur i quajtur “Koreja e Veriut e Evropës”, ky vend tani është shndërruar në një destinacion mahnitës mesdhetar – i mbushur me plazhe të bukura, histori të lashtë dhe kulturë të gjallë, shkruan Schannell Kanyora në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.
Shqipëria, kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve të huaj – si një nga destinacionet më premtuese turistike në Evropë.
Dikur i quajtur “Koreja e Veriut e Evropës”, sot vendi ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm.
Sot, Shqipëria ofron një ndërthurje mahnitëse e plazheve të pacenuara, maleve dramatike dhe një trashëgimie të pasur kulturore – duke e bërë atë destinacionin ideal për këdo që kërkon aventura në një vend ende të paprekur nga turizmi masiv.
Pavarësisht nëse jeni duke eksploruar qytetet e saj të lashta, duke pushuar në plazhet e saj të pacënuara ose duke ecur nëpër malet e saj madhështore, Shqipëria ofron gjithçka për çdo lloj turisti.
Historia magjepsëse, kultura e gjallë dhe peizazhet mahnitëse të vendit e bëjnë atë një perlë të fshehur në zemër të rajonit të Ballkanit të Evropës – që ia vlen të eksplorohet.
Transformimi i Shqipërisë i ka rrënjët në historinë e saj të trazuar.
Për pjesën më të madhe të shekullit XX, vendi ishte nën sundimin tiranik të Enver Hoxhës, një diktator komunist që udhëhoqi vendin nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekjen e tij në 1985.
Regjimi i Hoxhës ishte një regjim i izolimit të rreptë, duke e shkëputur Shqipërinë nga bota e jashtme për gati 40 vjet, shkruan ATSH.
Lexo po ashtuBegaj në Mal të Zi, takime me përfaqësues të shqiptarëveGjatë kësaj kohe, Shqipëria u bë një nga kombet më represive dhe të izoluara në Evropë, duke fituar pseudonimin ‘Koreja e Veriut e Evropës’.
Politikat totalitare të Hoxhës mbytën lirinë e fjalës, ndaluan udhëtimet jashtë vendit dhe ndëshkuan brutalisht disidencën.
Njerëzit jetonin me frikën e mbikëqyrjes dhe represionit të qeverisë, me informatorë dhe spiunë që përgjonin në çdo cep.
Për shqiptarët, ideja e një jete “normale” jashtë kufizimeve të diktaturës ishte një koncept i paimagjinueshëm.
Redaktorja e BBC-së për Evropën, Katya Adler, udhëtoi në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Shqipëri. Tridhjetë vjet pas luftërave të pavarësisë jugosllave, ajo zbuloi një rajon të bukur që po përjeton një ndryshim të shpejtë.
Lexo po ashtuAksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci
Një banor vendas, Rrapo, foli me redaktoren e BBC-së për Evropë, Katya Adler, duke kujtuar përvojat e tij nën sundimin e Hoxhës.
“Të gjithë kishin frikë në atë kohë”, tha ajo në episodin e parë të dokumentarit “Ballkans: Kufiri i harruar i Evropës”.
“Ekzistonte një ndjesi sikur të gjithë po spiunonin lagjen e tyre, mikun e tyre… çfarëdo që të bënin. Disa u ndoqën penalisht. Nuk mund të kritikoje politikën e shtetit. Nuk mund të largoheshe nga vendi. Nëse e kaloje kufirin, ndëshkoheshe”, tha Adler.
Izolimi i vendit nga komuniteti global mori fund në vitin 1991, pas vdekjes së Hoxhës dhe rënies së komunizmit në Evropën Lindore.
Efektet e kësaj periudhe të gjatë izolimi janë ende të dukshme sot, por përpjekjet e fundit të Shqipërisë për të përqafuar modernitetin kanë filluar të ndryshojnë narrativën.
Lexo po ashtuKRIK: Si shkoi lufta për paratë e Andrej Vuçiq dhe cilat janë lidhjet e tij me Vuçeviq?Sot Shqipëria është një vend me bukuri të papritura.