Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve do të vazhdojë më 17 dhjetor.Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ndërsa një takim i tillë është paralajmëruar më herët edhe nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Më 17 dhjetor takimi i radhës i kryenegociatorëve Kosovë – Serbi

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë do të diskutohet në këtë raund, apo nëse do të ketë një takim trepalësh.Takimi i fundit i kryenegociatorëve, i mbajtur më 24 tetor, përfundoi pa rezultate.
Pas këtij takimi, Bislimi e quajti atë një raund të dështuar, duke akuzuar Serbinë për mungesë të gatishmërisë për të ecur përpara në normalizimin e raporteve.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës përfundojnë me sukses programin ndërkombëtar në Universitetin Policor të Brandenburgut

Deputeti ukrainas i reagon Zelenskyt pas deklaratave për Kosovën: Gabim diplomatik

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

