RAJONI DHE BOTA

Mbytet zhytësja angleze në Sarandë, ndodhej në një ekspeditë zhytjeje

Mbytet zhytësja angleze në Sarandë, ndodhej në një ekspeditë zhytjeje
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shtator 2022, 15:20

Një 29-vjeçare britanike është mbytur ditën e sotme në Sarandë.
29-vjeçarja është me profesion zhytëse, ndërsa mësohet se është mbytur aksidentalisht teksa ishte në një ekspeditë zhytjeje profesionale.

Viktima raportohet se është R. G., ndërsa ka gjetur vdekjen në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qenë në një ekspeditë zhytjeje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika