Autoritetet e Belgjikës e kanë mbyllur një park kombëtar pranë kufirit me Holandën, derisa kërkimet për një ushtar të armatosur janë duke vazhduar.
Policia holandeze dhe ajo gjermane janë duke i mbështetur qindra oficerë dhe ushtarë të Belgjikës që janë të përfshirë në ndjekjen e të dyshuarit.
I dyshuari, një instruktor ushtarak i qitjes me emrin Jurgen Conings, u zhduk të hënën pasi mori armë nga një kazermë.
Thuhet se ai kishte bërë kërcënime në të kaluarën ndaj një virologu të lartë belg, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Marc Van Ranst, i cili drejtoi Shëndetin publik të Belgjikës ndaj koronavirusit, është dërguar në një vend të sigurt me familjen e tij.
Zyra e prokurorit publik federal belg ka thënë se beson se i dyshuari është ende gjallë.