LAJME

Mblidhet kryesia e PDK-së, nisin përgatitjet për procesin e brendshëm zgjedhor

Mblidhet kryesia e PDK-së, nisin përgatitjet për procesin e brendshëm zgjedhor
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2026, 16:04

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të kryesisë, ku temë qendrore e diskutimit ishin përgatitjet për procesin e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e organizimit, nga nëndegët deri te pozita e kryetarit.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, theksoi rëndësinë e një procesi korrekt dhe transparent, duke garantuar përmbajtje dhe standarde të larta demokratike në çdo hap të tij.

Në këtë kuadër, PDK njofton se ka vendosur formimin e një grupi punues, i cili do të ketë përgjegjësi për përgatitjen teknike dhe ligjore të këtij procesi zgjedhor.

Sipas PDK-së, ky grup do të kujdeset për orientimin, mbarëvajtjen dhe strategjinë e përgjithshme, duke siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të drejtë.

“Afati i përcaktuar për fillimin e zgjedhjeve të brendshme është muaji shtator, duke i dhënë kohë të mjaftueshme strukturave organizative për përgatitje të plotë dhe gjithëpërfshirëse.
Kryesia e PDK-së riafirmoi përkushtimin e saj për një proces demokratik, të drejtë dhe përfaqësues, në përputhje me standardet dhe traditën politike të PDK-së.” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika