Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Klinika e Pediatrisë në QKUK ka qenë e mbingarkuar.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së thuhet se 19 mijë e 364 vizita emergjente pediatrike ka pasur për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, duke e bërë njërën nga klinikat më të ngarkuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.





