LAJME

Mbi 80 % e thirrjeve nga diaspora janë konfimuar, 134 mijë email-a të pahapura në KQZ

Mbi 80 % e thirrjeve nga diaspora janë konfimuar, 134 mijë email-a të pahapura në KQZ
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Janar 2021, 13:34

Burim Ahmetaj kryeshef i sekretariatit të KQZ ka thënë se nga aplikimet për regjistrim nga diaspora deri më tani janë procesuar 33 mijë e 500 aplikacione për regjistrim.

Sipas tij, janë rreth mbi 134 mijë email-a të pahapura, derisa 14 aplikues kanë deklaruar se nuk kanë aplikuar.

Ndërsa duke iu referuar thirrjeve nga Qendra e Thirrjeve, Ahmetaj ka deklaruar se 83.40 përqind të thirrjeve që jane realizuar janë konfirmuar.

Kurse 1495 është numri i personave me nevoja të vecanta që janë regjistruar për të votuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika