Investimet direkte në Kosovë deri në fund të muajit gusht 2023 shënuan vlerën prej 514 milionë eurove, thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) mbi bilancin e pagesave për muajin gusht 2023, duke shtuar se investimet jashtë vendit shënuan vlerën e mbi 145 milionë eurove.
Sipas raportit, investimet në letra me vlerë jashtë Kosovës janë rritur për 322 milionë euro. Derisa investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare brenda vendit ishin 152 milionë euro, kurse jashtë Kosovës ishin 24 milionë euro.
Për sa i përket aseteve në llogaritë financiare, deri në gusht 2023 kanë arritur në 652.3 milionë euro.





