Numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri ka shkuar në 36.217, raportoi CNN-i të hënën. Vetëm në Turqi, numri i të vdekurve është regjistruar 31.643, ndërsa në Siri 4.574.
Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave njoftoi se këto shifra përfshijnë 3.160 zona nga pjesët ku kontrollohet prej opozitës siriane veriperëndimore.
Autoritetet kërkuese turke dhe gati nga e gjithë bota po i vazhdojnë kërkimet e njerëzve që mbetën të bllokuar në rrënojat e tërmetit.
Të hënën u bë një javë qëkur në Turqi u regjistrua një dridhje toke me 7.8 shkallë të Rihterit.