LAJME

Mbi 333 mijë doza të vaksinës janë dhënë në Kosovë prej fillimit të vaksinimit

Mbi 333 mijë doza të vaksinës janë dhënë në Kosovë prej fillimit të vaksinimit
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Korrik 2021, 05:46

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetësisë Publike që nga fillimi i vaksinimit në vend janë dhënë 333 mijë e 705 doza të vaksinës.

Por, numri i atyre që kanë marr të dy dozat e vaksinës deri tash ka arritur deri 99 mijë e 377 qytetarë.

Ndërsa, në raportin e IKShPK-së vërehet se numri i rasteve ka pasur rritje në 24 orët e fundit.

Nga 2 mijë e 577 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

22 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës.
Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.577 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.575.
Në total numri i rasteve aktive është 114.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika