Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës dhe autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë, në hyrje është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një mjet tip autobus që vinte nga Italia, me drejtues shtetasin Sh. V., 55 vjeç.





