Home LAJME Mbi 11 milionë për zgjedhje të parakohshme, Murati: Do mundohemi të gjejmë zgjidhje

Mbi 11 milionë për zgjedhje të parakohshme, Murati: Do mundohemi të gjejmë zgjidhje

0
Mbi 11 milionë për zgjedhje të parakohshme, Murati: Do mundohemi të gjejmë zgjidhje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se kanë pranuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për buxhetin për zgjedhjet e 28 dhjetorit, dhe po shohin për zgjidhje sepse kjo “ka qenë jashtë planifikimeve.”

“Tash na duhet t’i gjejmë mjetet nga kursimet nga organizatat buxhetore. Do të shohim të gjejmë zgjidhje”- tha Murati.

Buxheti i planifikuar dhe miratuar për këto zgjedhje është në vlerën: 11,493,526 euro.

Kostoja fillestare e planifikuar dhe prezantuar në mbledhjen e KQZ-së ishte në vlerën 7,771,486 Euro.

Vlera përfundimtare e buxhetit të planifikuar përfshin edhe miratimin e amendamentit të propozuar gjatë mbledhjes që parasheh dërgimin e pakove me fletëvotime në adresë të votuesve, të cilët do të regjistrohen për të votuar përmes postës.

Kostoja e përafërt për dërgimin e pakove me fletëvotime përmes shërbimit postar është në vlerën e 3,722,040 dhe është llogaritur për rreth 84,000 votues potencial.

Fushata zgjedhore për këto zgjedhje do jetë nga 17.12.2025 deri më 28.12.2025./KALLXO.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here