Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, të drejtë vote brenda vendit kanë 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
Mbi 1.6 milionë fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet e 17 tetorit

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, për kandidatët për kryetarë të komunave dhe kuvende komunale do të shtypen 1 milion e 698 e 600 fletëvotime.
“Pra, numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që do të shtypen për dy llojet e zgjedhjeve të 17 tetorit është: 3 milion e 397 mijë e 200 fletëvotime. Sipas vendimit të KQZ-së, i bie që do të shtypen 186 mijë e 848 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,91 % dhe kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore. Në zgjedhjet e fundit, ato parlamentare që u mbajtën në muajin shkurt, KQZ-ja kishte shtypur rreth 178 mijë fletëvotime më pak se numri i votuesve”, thuhet në njoftimin e Elezit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Nis dita e gjashtë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Çitaku: Nëse LVV e voton ndryshimin e Ligjit për Specialen, PDK është e gatshme t’i tërheqë lëndët nga Kushtetuesja

Kurti takohet me kongresistin Wilson, i kërkon mbështetje për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

