LAJME

Mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët me rrezik për vonesa në zhvillim, Vitia nënshkruan Udhëzim Administrativ

Mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët me rrezik për vonesa në zhvillim, Vitia nënshkruan Udhëzim Administrativ
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2026, 11:23

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook, Vitia tha se kjo po bëhet për herë të parë në vend me ekipe multidisiplinare për ndërhyrje në fëmijërinë e hershme.

“Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor, i cili rregullon ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme si pjesë të shërbimeve në kujdesin parësor” – tha ai.

Tutje siç tha Vitia, ky ndryshim krijon bazën për mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët me rrezik për vonesa në zhvillim, përmes ekipeve profesionale multidisiplinare me psikologë klinikë, fizioterapeutë, logopedë dhe punëtorë socialë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika