“Shumica dërrmuese” e armatimit amerikan në vlerë prej 350 milionë dollarësh të SHBA-së i është dorëzuar Ukrainës,
Kështu ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i mbrojtjes së SHBA-së një javë pasi u miratua zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë, raporton CNN.
“Përafërsisht 240 milionë dollarë nga paketa kanë arritur në Ukrainë, dhe pjesa tjetër duhet të arrijë brenda ditëve dhe ndoshta javëve “por jo më gjatë”, tha zyrtari të premten.





