Së fundmi, në rrjete sociale është shpërndarë një video e krijuar nga Erald Halili, që tregon bukuritë mbresëlënëse të Shqipërisë, transmeton Klan Kosova.
Kjo video nga pothuajse të gjitha skajet e shtetit shqiptar, i ra në sy edhe themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg.
Ky i fundit i shkroi mesazh shqiptarit, i cili e dokumentoi atë me foto në instastory.
“Çfarë po ndodh në Shqipëri në këto momente? Unë kam parë postimin tënd kudo në Instagram Stories. Urime”, ka thënë Zuckerberg.
Halili më pas ka falënderuar të gjithë njerëzit që kanë shpërndarë videon, falë të cilëve u bë virale.
Facebook CEO Mark Zuckerberg speaks during a visit at a Facebook Innovation Hub in Berlin, Thursday. Feb. 25, 2016. Zuckerberg presented studies on Artificial Intelligence. (Kay Nietfeld/dpa via AP)
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.