Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci po qëndron në Shtetet e Bashkuara ku po zhvillon takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e ShBA-së dhe në institucione të tjera.
Maqedonci, në një postim në Facewbook, ka bërë të ditur se vizitën në ShBA e ka filluar me takimin në Atlantic Council, ku është pritur nga Jörn Fleck, drejtor senior në këtë ‘think-tank” prestigjioz dhe bashkëpunëtorët e tij.




