LAJME

29 kadetë nga Kosova nisin studimet ushtarake në Shqipëri

29 kadetë nga Kosova nisin studimet ushtarake në Shqipëri
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Tetor 2026, 18:50

29 kadetë nga Kosova kanë nisur rrugëtimin e tyre të studimeve ushtarake në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Lajmi është bërë i ditur nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila ka njoftuar se Akademia e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë ka hapur vitin e ri akademik në kampusin e saj të ri.

Sipas FSK-së, kampusi i ri ofron kushte bashkëkohore dhe infrastrukturë moderne për edukimin dhe përgatitjen e ushtarakëve të rinj.

“Këtë vit, 29 kadetë nga Kosova janë përzgjedhur për të ndjekur studimet ushtarake në kuadër të bashkëpunimit në mes të dy forcave tona”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika