LAJME

Maqedonci: Kemi mbështetjen e SHBA-së për blerjen e helikopterëve për FSK-në, “Javelin” vijnë këtë vit

Maqedonci: Kemi mbështetjen e SHBA-së për blerjen e helikopterëve për FSK-në, “Javelin” vijnë këtë vit
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2025, 13:14

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka folur sot në një konferencë për media pas miratimit në mbledhjen e Qeverisë të marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me SHBA-në

Maqedonci tregoi se marrëveshja përfshinë edhe ngritjen e kapaciteteve ajrore për FSK-në, duke përfshirë blerjen e helikopterëve, transmeton Zeri.info.

“Marrëveshja adreson çështjen e kapaciteteve ajrore, pra ndërtimin e flotës së helikopterëve për FSK-në, për këtë çështje kemi pasur vizita të rëndësishme në Washington, kemi qenë direkt në fabrikën e prodhimit të helikopterëve “Black Hock”. Ne kemi mbështetjen e SHBA-së për blerjen e helikopterëve siç kemi edhe për sistemet tjera që do t’i kemi në FSK në kuadër të fazës së tretë të tranzicionit që përfshinë periudhën prej tani deri më 2028”, tha Maqedonci.

Ai tha po ashtu se raketat kundërtanke “Javelin”, pritet të vin këtë vit në Kosovë .

“Gjithashtu për “Javeline” jemi duke ekzekutuar pagesat dhe të njëjtat do ti kemi në kohë në FSK, bazuar në planet për furnizim me to, ne jemi duke bërë përpjekje që të kemi këtë vit”, tha Maqedonci në konferencë për media. /Zëri

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika