LAJME

Maqedonci: FSK i ka 358 gra e vajza ushtarake, ato shërbejnë me profesionalizëm dhe patriotizëm të lartë

Maqedonci: FSK i ka 358 gra e vajza ushtarake, ato shërbejnë me profesionalizëm dhe patriotizëm të lartë
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2025, 09:52

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Forca jonë e Sigurisë i ka 358 gra e vajza ushtarake dhe se ato shërbejnë në të gjitha armët me profesionalizëm dhe me patriotizëm të lartë.

“Në FSK i kemi 1 Gjeneralmajore, 1 Kolonele, 3 Nënkolonele, 3 majore, 3 kapitene, 13 togere, 9 nëntogere, 226 nënoficere e 90 ushtare.”, ka shkruar ai.

Postimi i tij:

Si ish ushtarak kam pasur fatin e nderin që të punoj me gra dhe vajza ushtarake në vendin tonë.

Forca jonë e Sigurisë i ka 358 gra e vajza ushtarake. Ato shërbejnë në të gjitha armët me profesionalizëm dhe me patriotizëm të lartë.
Ato janë krenaria e Forcës sonë.

Ndaj unë sot në ditën kur Kryeministri Kurti njoftoi për shpalljen e vitit 2025 si Vit i gruas dua të veçoj kontributin e grave oficere në forcimin e FSK-së.
E po ashtu të ftoj vajzat që të aplikojnë në konkurset e ardhshme për kadete.

Në FSK i kemi 1 Gjeneralmajore, 1 Kolonele, 3 Nënkolonele, 3 majore, 3 kapitene, 13 togere, 9 nëntogere, 226 nënoficere e 90 ushtare.

Presim çdo muaj e vit që këto numra të rriten e për këtë do të punojmë së bashku që ta mbërrijmë.

Nuk do ta ndalim punën deri të bëhen të paktën 1000 ushtarake.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika