Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar pasi Kosova ka nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Mandl ka thënë se këtë hap të rëndësishëm, Kosova e ka bërë në kohën e duhur.
“Bota e lirë duhet të lëvizë së bashku si kurrë më parë kundër të gjitha llojeve të ideologjive të urrejtjes dhe formimit të tyre në sisteme autoritare. Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Bosnje-Hercegovinës iu dha statusi kandidat. Në procesin e bashkimit evropian, procedura e vjetër e anëtarësimit ishte më shumë një pengesë sesa një ndihmë. BE-ja dhe pjesët e saj duhet të tregojnë ngjyrat e tyre për lirinë dhe paqen, dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, ka thënë Mandl, raporton “EPP”.





