LAJME

Malishevë: Deponon në bankë 500 euro të falsifikuara, polici nis hetimet

Malishevë: Deponon në bankë 500 euro të falsifikuara, polici nis hetimet
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Korrik 2021, 09:46

Të mërkurën në Malishevës, një person ka deponuar në bankë një monedhë të falsifikuar, në vlerë 500 euro.

Kjo është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka deponuar në bankë një kartëmonedhë prej 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se kartëmonedha e dyshuar është konfiskuar, dhe rasti është në hetime.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika