LAJME

Malisheva kalon në Regjion të Prizrenit, nga sot janë 04

Malisheva kalon në Regjion të Prizrenit, nga sot janë 04
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2021, 12:56

Nga dita e sotme 11 janar 2021, Komuna e Maslishevës do të kalojë në Regjion të Prizrenit, kërkesë kjo e kahmotshme e banorëve të kësaj komune.

Qytetarët e Malishevës, nga sot do të regjistrojnë veturat dhe mjetet tjera me kodin 04.

Ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se ky është fillimi i transferimit të plotë të kompetencave të deleguara, të dekoncentruara dhe shërbimeve tjera për qytetarët e Malishevës nga Komuna e Gjakovës në atë të Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Qyteti i Malishevës kalon në Regjion të Prizrenit
Qytetarët e Komunës së Malishevës, nga data 11 janar 2021, do të regjistrojnë veturat dhe mjetet tjera me kodin 04.
Ky është fillimi i transferimit të plotë të kompetencave të deleguara, të dekoncentruara dhe shërbimeve tjera për qytetarët e Malishevës nga Komuna e Gjakovës në atë të Prizrenit.
Kjo ka qenë një kërkesë e kamotshme e qytetarëve të Malishevës, e shprehur qartë përmes të gjitha strukturave komunale dhe partive politike të kësaj komune.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika