RAJONI DHE BOTA

Macron emëron François Bayroun kryeministër të ri të Francës

Macron emëron François Bayroun kryeministër të ri të Francës
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Dhjetor 2024, 15:08

Presidienti i Francës, Emmanuel Macron ka emëruar François Bayrou si kryeministër të ri të Francës, duke synuar të zgjidhë krizën politike që ka paralizuar vendin.

Bayrou, lider i partisë MoDem dhe aleat i Macronit, raporton BBC, është kryeministri i katërt i emëruar këtë vit, ndërsa sfida e tij kryesore do të jetë formimi i një qeverie stabile.

Kriza ka nisur pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që lanë Francën me një parlament të përçarë mes të majtës, qendrës dhe të djathtës ekstreme.ayrou zëvendëson Michel Barnier, i cili u shkarkua pas vetëm tre muajsh në detyrë, pasi deputetët rrëzuan planet e tij për shkurtime dhe rritje taksash.

Macron shpreson që Bayrou të shmangë bllokadat parlamentare dhe të rikthejë stabilitetin, ndërsa opozita vazhdon të kërkojë ndryshime të mëdha në politikat e qeverisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika