Në një postim në Twiter, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Rusia duhet të përfundojë “menjëherë” operacionet ushtarake në Ukrainë.
“Franca dënon fuqishëm vendimin e Rusisë për të luftuar Ukrainën. Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake”, tha ai në një postim në Twitter të enjten, përcjell albinfo.ch.
“Franca qëndron në solidaritet me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës”, shtoi ai.





