BE-ja do të ngrihet në këmbë nëse synohen interesat e saj, ka thënë Presidenti francez, Emmanuel Macron, ndërsa liderët e bllokut kërkuan bisedime, por edhe një përgjigje të fortë nëse është e nevojshme në përgjigje të kërcënimit të fundjavës së Donald Trump për të vendosur tarifa ndëshkuese, shkruan The Guardian.
“Nëse sulmohen interesat tona komerciale, Evropa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të respektohet dhe për këtë arsye të reagojë”, tha presidenti francez ndërsa mbërriti për një takim jozyrtar të mbrojtjes me liderët e tjerë në Bruksel të hënën.
“Zgjedhjet dhe deklaratat” e fundit nga administrata e presidentit të ri të SHBA-së po “po e shtynë BE-në të jetë më e bashkuar dhe më aktive për t’iu përgjigjur çështjeve të sigurisë kolektive”, tha ai.





