LAJME

LVV thotë se kuvendari Selman Sokoli u kërcënua nga Kastriot Krasniqi, ky i fundit mohon një gjë të tillë

LVV thotë se kuvendari Selman Sokoli u kërcënua nga Kastriot Krasniqi, ky i fundit mohon një gjë të tillë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Shtator 2023, 12:01

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren përmes një reagimi ka thënë se kuvendari, Kastriot Krasniqi, ka kërcënuar kuvendarin e LVV-së, Selman Sokolin.

Reagimi i LVV në Prizren:

Sot gjatë zhvillimit të mbledhjes në Kuvendin Komunal të Prizrenit është kërcënuar asambleisti ynë Selman Sokoli nga ai i PDK-së, Kastriot Krasniqi. Ky kërcënim pasohet nga kërcënimi i mëhershëm i Dafina Alishanit nga Drejtori i Inspektoriateve të Komunës së Prizrenit, Islam Ukaj. Dënojmë ashpër gjuhën e dhunës dhe intimidimit publik të vazhdueshëm të pushtetit të PDK-së. Kjo formë e frikësimit synon ta ndalë zërin opozitar dhe pengojë denoncimin e shkeljeve ligjore dhe praktikave korruptive të qeverisjes së PDK-së të cilat kanë marr hov të madh në Prizren. Lëvizja VETËVENDOSJE! fton organet kompetente që t’i marrin të gjitha masat e nevojshme ligjore. Poashtu, zotohemi para qytetarëve se përpjekja e pushtetit për frikësim nuk do të na zmbraps asnjëherë në kryerjen e përgjegjësive tona publike.

Ndërsa kuvendari Krasniqi në anën tjetër ka mohuar këtë deklaratë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shkrimi i tij:

Tendeca për njollosje dhe shpifje e partisë opozitare Lëvizja Vetvendosje në Prizren, vazhdon të mbetet edhe mëtutje mjet për të gënjyer qytetarët. E para, unë jam kuvendar i pavarur e jo i PDK-së dhe politika e kërcënimit dhe shantazhit nuk është në konceptin tim jetësor, moral e politik. Për fat të mirë jemi çdo mbledhje e Asamblesë Komunale është e inçizuar dhe transmetohet live për publikun. Kështu që Selmani dhe partia e tij duhet të kuptojnë se politika dhe qasja me qytetarët kërkon ide konkrete e jo shpifje. Rrena nuk kalon

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika