LAJME

Lumir Abdixhiku ia konfirmon kandidaturën Anton Qunit për kryetar të Prizrenit

Lumir Abdixhiku ia konfirmon kandidaturën Anton Qunit për kryetar të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Korrik 2021, 07:21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar kandidaturën e deputetit të këtij subjekti politik, Anton Qunit, për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Këtë Abdixhiku e ka konfirmuar me anë të një postimi në ‘Facebook’, derisa ka thënë se Quni do t’ia ofrojë Prizrenit atë që e meriton, shkruan Gazeta Express.

“Anton Quni, 54 vjeçar, ushtarak me profesion, bashkëshort i Mirianës, baba i Kristianës, Mikelit, Markut e Dritonit – deputet i Kuvendit të Kosovës, ish-Ministër i Mbrojtjes, Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës – do të jetë kandidat i yni për Komunën e Prizrenit”, ka shkruar ai.

Kryesia e LDK’së në Prizren, unanimisht pati dalë me propozimin që ish-ministri i Mbrojtjes të kandidojë për kryetar të komunës së Prizrenit.

 

 

Zgjedhjet komunale do mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Antoni është i fortë, si guri. Luftëtar një herë, luftëtar gjithëherë. Prandaj dhe sfidën e fundit e ka kapërcyer siç di vet.

Antonin e njoh nga ditët e para në LDK. Një mik i jashtëzakonshëm, një udhëheqës i dalluar, një patriot i vërtetë – bashkëudhëtimi me të gjithmonë ka qenë nder. Sonte, isha me të në Prizren. Takuam struktura e qytetarë, veprimtarë e profesionistë në qytetin e njerëzve të mirë e punëtorë, të ndershëm e dallueshëm, në qytetin e diversitetit, kulturës e përparimit, në qytetin e Lidhjes.

Anton Quni, 54 vjeçar, ushtarak me profesion, bashkëshort i Mirianës, baba i Kristianës, Mikelit, Markut e Dritonit – deputet i Kuvendit të Kosovës, ish-Ministër i Mbrojtjes, Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës – do të jetë kandidat i yni për Komunën e Prizrenit.

Jam i bindur që, siç i është qasur secilit ballafaqim për një jetë të tërë, do t’i jep dhe Prizrenit gjithçka që një qytet kaq i bukur meriton.

Lidhja jonë i ka dyert e hapura për secilin që ndjekë vizionin tonë. Nderojmë të shkuarën, ndërtojmë të ardhmen. Po dëgjojmë, po hapemi, po rikthehemi.

Anton, na priftë e mbara

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika