Si pasojë e reshjeve të fundit ka dalë nga shtrati L;umi Mirusha në Malishevë, ndërsa dy ura janë mbuluar nga uji, çka ka bërë që në disa akse rrugore të ketë probleme në qarkullim.
Komuna e Malishevës njofton se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe të borës, është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha dhe në rrjedhat tjera të ujërave, duke shkaktuar daljen nga shtrati të lumit, kryesisht në prona bujqësore, por edhe në rrugë dhe si pasojë rruga Mirushë-Gurbardh është bllokuar, dhe vështirësi ka edhe në akset rrugore Malishevë-Kijevë, Malishevë-Banjë dhe Turjakë-Bubël, ndërsa rrugët në malet e Berishës, janë të kalueshme, pasi është larguar bora nga rrugët.





