Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro deklaroi sot se Këshilli i Ministrave vendosi përditësimin e të gjithë territorit, rishikim, rivlerësim i zonave ekzistuese të mbrojtura të të gjitha kategorive, që nga monumentet e kulturës, monumentet e natyrës dhe parqet kombëtare.
Pas mbledhjes së qeverisë, Kumbaro tha se “një punë shumë e gjatë e kryer nga Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit dhe nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, që prej më shumë se dy vitesh ka punuar në terren për të bërë një përditësim të të gjithë territorit, rishikim, rivlerësim të zonave ekzistuese të mbrojtura të gjitha kategorive që nga monumente e kulturës, monumentet e natyrë, parqet kombëtare apo rezervatet, duke pasqyruar në këtë rishikim gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit ku shpeshherë nuk janë pasur parasysh kriteret mbrojtëse, nuk janë respektuar këto koordinata dhe kishim një mospërputhje të realitetit me ndryshimet që kanë ndodhur qoftë për shkaqe urbanistike, demografike, natyrore në territor me listën e monumenteve të natyrës apo zonat e mbrojtura”.
Kumbaro shtoi se ky proces pasi ka kaluar në të gjithë institucionet publike por dhe bashkitë, pas miratimit të Këshillit Kombëtarë të Territorit në 2020 u përfundua me të gjitha saktësimin dhe harta përkatëse në dy vendimet e sotme.





