Mbrëmjen e djeshme është bërë i mundur shpëtimi i një jahti luksoz, pas avarive që kishte në motor.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se është dashur ndërhyrja e Kapitanerisë së portit të Durrësit që lëshoi sinjalin SOS për të gjitha mjetet lundruese që ndodheshin pranë jahtit “Dartista 07”. Thirrjes së Kapitanerisë Durrës iu përgjigj anija kontejnerike “Spirit of Chenal” që ndodhej pranë jahtit luksoz. Ajo bëri rimorkimin e tij dhe shoqërimin për në port.
“I gjithë operacioni u realizua në kohë rekord duke shpëtuar jahtin dhe personelin e tij. Një falënderim Kapitanerisë Portit dhe anijes konteniere “Spirit of Chenal” për këtë operacion shpëtimi”, thotë Drejtoria e Përgjithshme Detare.
Njoftim i Drejtorise Pergjithshme Detare:
Ne orën 20.20 Kapiteneria e Portit Durrës merr një thirrje nga jahti “Dartista 07” që ndodhet rreth 20 milje larg “Divjakes travers” se kërkon ndihmë pasi nuk i punon motorri. Menjëherë Kapiteneria e Portit Durrës Referuar Kodi Detar. Neni 91 Pika 2 që thotë se: Kapiteni i portit mund të nxjerrë një urdhër për një ose më shumë mjete lundruese për të dhënë shërbime shpëtimi për mjetet lundruese ose për personat në rrezik mbytjeje
Kapiteneria organizon operacionin e shpëtimit dhe njofton anijet qe ndodhen më afër jahtit për t’i dhënë ndihmën e shpjete. Për pak minuta arrihet kontakti me Kapitenin e “Spirit of Chena’” që po vinte për Durrës i cili i shkon në ndihmë jahtit dhe e lidh jahtin “Dartista 07” dhe po e rimorkion drejt portit Durrës. Një falënderim për Kapitanerinë e Portit Durrës dhe kapitenin e anijes “Spirit of Chena’” kroatin Miletic Srdan.
I gjithë operacioni u realizua në kohë rekord duke shpëtuar jahtin dhe personelin e jahtit. Një falënderim Kapitanerisë Portit Durrës dhe anijes konteniere “Spirit of Chenal” për ketë operacion shpëtimi.
/GazetaSinjali/