RAJONI DHE BOTA

Lufta në Ukrainë – Mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Lufta në Ukrainë – Mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Mars 2022, 08:21

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të zhvillohet të enjten, për të diskutuar përshkallëzimin e krizës humanitare në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe Shqipëria, është raportuar se kanë bërë thirrje për takim, pas rritjes së bombardimeve në zonat e civilëve në ditët e fundit.

SHBA Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë vende anëtare të Këshillit, bashkë me Rusinë dhe Kinën.

Sipas OKB-së, mbi 3 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina prej shpërthimit të luftës më 24 shkurt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika