LAJME

Lufta në Iran i ka kushtuar SHBA-së deri tani 25 miliardë dollarë, njofton Pentagoni

Lufta në Iran i ka kushtuar SHBA-së deri tani 25 miliardë dollarë, njofton Pentagoni
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Prill 2026, 07:24

Lufta e Shteteve të Bashkuara në Iran ka kushtuar deri më tani 25 miliardë dollarë, ka deklaruar një zyrtar i lartë i Pentagonit, duke dhënë vlerësimin e parë zyrtar të kostos së ushtrisë për konfliktin, ka raportuar të enjten (30.04.2026) agjencia e lajmeve, Reuters.

Vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve të mesmandatit, ku republikanët e presidentit Donald Trump mund të përballen me betejë të vështirë për ruajtjen e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët po shënojnë  ngritje në sondazhet e opinionit publik, ndërsa përpiqen ta lidhin luftën jopopullore të Iranit me sfidën e përballueshmërisë.

Jules Hurst, i cili po kryen detyrën e kontrollorit, u ka deklaruar ligjvënësve në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve se shumica e këtyre parave shkuan për municione.

Hurst nuk ka dhënë hollësi se çfarë përfshin ky vlerësim i kostos dhe nëse merr parasysh kostot e parashikuara të rindërtimit dhe riparimit të infrastrukturës bazë në Lindjen e Mesme të dëmtuar në konflikt.

Kongresisti Adam Smith, demokrati më i lartë në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, iu përgjigj Hurstit: “Jam i lumtur që iu përgjigjët kësaj pyetjeje. Sepse kemi kërkuar për një kohë shumë të gjatë dhe askush nuk na ka dhënë shifrën”.

Kostoja prej 25 miliardë dollarësh është e barabartë me të gjithë buxhetin e NASA-s për sivjet.

Por është e paqartë sesi Pentagoni nxori shumën prej 25 miliardë dollarësh, duke qenë se një burim i kishte thënë Reutersit muajin e kaluar se administrata e presidentit Trump vlerësoi se gjashtë ditët e para të luftës i kishin kushtuar SHBA-së të paktën 11.3 miliardë dollarë./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika