- Reklama -

Lladrovci: Vdekjen e kam pritur, por jo këtë ditë

Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, i ka dal në përkrahje ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, pas paraqitjes në seancën e parë në Gjykatën Speciale.

Lladrovci tha se më përpara e kishte pritur vdekjen sesa ditën e sotme.

- Reklama -

“Vdekjen e kam prit, por jo këtë ditë. Vdekjen po, e kemi pritur shumë herë, por kurrë turpërimin, vdekjen po, kurrë tërheqjen nga rruga e drejtë, vdekjen po, kurrë heqje dorë nga çlirimi prej okupatorit shekullor. Sot, ashtu si dje, ishte trishtim të dëgjoheshin të vërtetat e rrotulluara për ndërmarrjen më krenare, më të ndritur e më të suksesshme që nga Skënderbeu e këndej. Kjo ndërmarrje e ndritur, ka tri shkronja, UÇK”.

Reagimi i plotë:

Miku im Kadri,

Vdekjen e kam prit, por jo këtë ditë. Vdekjen po, e kemi pritur shumë herë, por kurrë turpërimin, vdekjen po, kurrë tërheqjen nga rruga e drejtë, vdekjen po, kurrë heqje dorë nga çlirimi prej okupatorit shekullor.

Sot, ashtu si dje, ishte trishtim të dëgjoheshin të vërtetat e rrotulluara për ndërmarrjen më krenare, më të ndritur e më të suksesshme që nga Skënderbeu e këndej. Kjo ndërmarrje e ndritur, ka tri shkronja, UÇK.

Ushtria më e suksesshme e shekullit të 20-të, e tillë do të mbetet përgjithmonë. Sepse, në themel të kësaj ushtrie ishte përkushtimi shekullor atdhetar, gjaku i bijve e bijave më të shquara të kombit. Andaj, gënjeshtrat e gjithë botës, kurrë nuk mund ta shuajnë të vërtetën, të drejtën tonë për liri dhe çlirim.

Shoku im Kadri,

Ti je personalitet i fitoreve, këtë e dinë të gjithë ata që të njohin. Sepse vetëm fitorja për ty është opsion. Prandaj, edhe nga kjo sfidë, bashkë me të tjerët, do të jesh fitimtar e faqebardhë. Të mirëpresim sa më parë, si çdo herë, faqebardhë!

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me...

MI jep dy kontrata me negocim në vlerë rreth 1.5 milion euro për punë shtesë në rrugën Prizren-Tetovë

Ministria e Infrastukturës do të nënshkruajë sot dy kontrata...

Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e...

Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Kroaci

Autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort