RAJONI DHE BOTA

Liz Truss edhe formalisht zyrtarizohet si kryeministre

Liz Truss edhe formalisht zyrtarizohet si kryeministre
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Shtator 2022, 16:09

Kryetarja e re e Partisë Konservatore, Liz Truss, ka pranuar edhe formalisht detyrën e kryeministres së Britanisë së Madhe nga Mbretëresha Elizabeth.

Takimi u mbajt në Balmoral i cili pasoi pas takimit që ish-kryeministri Boris Johnson pati me Mbretëreshën, të cilës ia dorëzoi dorëheqjen e tij.

Pas Balmoral, Liz Truss do të niset për në Doëning Street, që do të jetë vendbanimi i saj i ri.

Shumë shpejt, Truss pritet që ta bëjë publik edhe kabinetin me të cilin ajo do të punojë në vazhdim, pasi nuk dihen emrat e saktë

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika