Lista serbe bëri të ditur se vendimi antikushtetues për emërimin e Nenad Rashiqit ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, pa pëlqimin e deputetëve serbë, është shembulli më i mirë i veprimit autokratik, diktatorial, antikushtetues, ilegal të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Siç thuhet në njoftim, pas shkeljes së vazhdueshme të Marrëveshjes së Brukselit, Kurti edhe një herë ka treguar se nuk i respekton as aktet ligjore të Kosovës nëse janë në interes të popullit serb.
“Konkretisht, me këtë emërim, Albin Kurti ka shkelur nenin 96, paragrafin 5 të Kushtetutës, ku thuhet se për emërimin e një ministri nga radhët e popullit serb, i cili nuk është deputet, duhet të jetë pëlqimi i shumicës së deputetëve serbë. gjë që nuk e ka bërë Albin Kurti, e as Rashiq nuk e ka mbështetjen e deputetëve tanë”, thuhet në deklaratën e Listën Serbe.





