LAJME

Lirohet Sadik Duraku nga paraburgimi në Serbi

Lirohet Sadik Duraku nga paraburgimi në Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Tetor 2024, 12:13

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton që është liruar Sadik Duraku, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, i cili ishte arrestuar më 17 prill 2024 në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci, nën akuzat gjoja për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë në vitin 1999.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastet e tilla duke njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare rreth veprimeve arbitrare dhe destruktive të Serbisë të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, njofton MPJD.

Ndryshe më 17 prill, autoritetet serbe e ndaluan Sadik Durakun nga komuna e Gjakovës nën dyshime për krime lufte.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika