Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë apel të gjithë njerëzve që të mos e identifikojnë UÇK-në me vrasje të supozuara politike.
Ai ka thënë se pandershme dhe e padrejtë që të identifikohet UÇ-jaK me vrasje të supozuara politike.
“Pas 12 qershorit asnjë individ në çfarëdo krimi të dyshuar që ka mundur të merrte pjesë nuk mund të identifiokohet me UÇK-në. Është fyerje për mijëra e mijëra luftarëve të UÇK-së më i akuzu pas periudhës që s’ka pas UÇK. S’ka UÇK pas 12 qershorit. Secili jep përgjegjësi për veprimet individuale mas 12 qershorit dhe askush nuk mund të thirret në emër të UÇK-së pas 12 qershorit”, ka thënë Limaj për televizionin publik.
Më tej, lideri i Nismës ka folur edhe për çështjen e të zhdukurve.
Ai ka thënë se në ditën kur njerëzit tanë dalin në gjykatë, në Hagë, po të njëjten ditë hapën varreza masive në Serbi në Rashkë.
“Kanë pushkatuar gra, pleq e fëmijë i kanë varrosur dhe kanë besuar që Kosova s’ka më qenë e lirë dhe kur e kanë pa që Kosova po lirohet në mënyre të organiuzuar janë kthyer në vendin e krimit i kanë zhvarrosë dhe i kanë dërguar në Serbi. I kanë dërguar në kazermë si me i çu në kazermën “Adem Jashari” në institucion shtetëror mbi 700 trupa. Kanë shku në Rashkë i kanë fut njerëzit në varr dhe kanë ndërtuar ndërtesa mbi varreza”, ka theksuar Limaj.