Gjermania do të japë – Ministri gjerman federal i Punës, Hubertus Heil ka paralajmëruar një “ligj modern imigrimi” me qëllim tërheqjen e më shumë fuqie punëtore të kualifikuar në Gjermani. „Karta e shanseve“ do të jetë gati në vjeshtë.
Ligj modern i imigrimit në Gjermani, qëllim tërheqjen e fuqisë punëtore

„Ne do të vendosim një Kartë të shanseve me një sistem pikësh transparent, me qëllim që njerëzit për të cilët vendi ynë ka nevojë të vijnë më lehtë tek ne“, është shprehur ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil për gazetën e njohur gjermane „Bild am Sonntag“.
Kush ka një diplomë apo kualifikim , pavarësisht nëse është studim universitar apo shkollim profesional, të cilin Gjermania e njeh, mund ta marrë menjëherë kartën e shanseve. “Por ne duam edhe njerëz, që kanë kualifikime të tjera, dhe që na duhen për tregun e punës, e të cilëve do t’u japim një shans për të ardhur në Gjermani”, ka thënë politikani socialdemokrat gjerman.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Fuqizohet bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Sekret Amerikan

KFOR: Pretendimi se NATO ka lëshuar raketa nga Kosova është i rremë

Haxhiu mbështet kërkesën e Osmanit për zgjedhjen e presidentit

