- Reklama -

Liderët politikë shprehin dhimbjen dhe mirënjohjen për Nexhat Dacin – figurë e shquar e politikës dhe shkencës

Me pikëllim të madh u bë i ditur lajmi për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, një figurë e shquar institucionale dhe akademike në vend.

Figura e tij është përkujtuar nga shumë personalitete të jetës politike dhe publike të Kosovës.

- Reklama -

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka shkruar se kontributi i Dacit do të kujtohet përherë.

“Lajm i hidhur vdekja e ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Nexhat Daci. Kontributi i tij për institucionet dhe jetën publike në Kosovë do të kujtohet përherë. Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Jahjaga.

Për vdekjen e Nexhat Dacit, ka reaguar edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i cili shprehu ngushëllimet e tij duke theksuar rolin e Dacit në zhvillimin institucional.

“Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën. Ai ishte institucionalist dhe akademik i përkushtuar, që kontribuoi shumë në jetën publike, duke besuar në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe dijen si udhërrëfyes të shoqërisë. Trashëgimia e akademik Nexhat Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës”, u shpreh Hamza.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i shprehi gjithashtu ngushëllime familjes Daci dhe gjithë miqëve e bashkëpunëtorëve me rastin e ndarjes nga jeta të Akademik Nexhat Daci.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, akademikut dhe profesorit Nexhat Daci.Akademik Daci ishte një figurë e veçantë e jetës sonë publike dhe akademike, që me dije të thellë, integritet dhe përkushtim i shërbeu vendit si Kryetar Kuvendi, deputet, akademik dhe drejtues i institucioneve shkencore. Veprimtaria e tij la gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në zhvillimin e mendimit shkencor në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku.

Reagim ka pasur edhe nga ish-presidenti Behgjet Pacolli, i cili ndau një kujtim personal me akademikun Nexhat Daci.

“Kur u njoha me të për herë të parë, fjalët e tij, porosia dhe qetësia me të cilën i shprehu, u ngulitën përgjithmonë në kujtesën time dhe u shndërruan në një obligim moral për mua. Ai më tha: ‘Zotni Pacolli, do të doja shumë që kjo ndërtesë të marrë një frymë të re — hapësira moderne, dinjitoze, që të përfaqësojnë të ardhmen e Kosovës.’ Për të kam pasur gjithmonë një respekt të veçantë. U prehtë në paqe”, u shpreh Pacolli.

Edhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas vdekjes së akademikut Nexhat Daci.

“Nexhat Daci ishte njeri i dijes dhe i parimit, institucionalist i bindur dhe shërbyes i përgjegjshëm i shtetit. Ai i qëndroi besnik idesë së institucioneve, dialogut dhe rendit kushtetues, duke dhënë një kontribut të çmuar në ndërtimin e demokracisë parlamentare dhe të themeleve të shtetit tonë. Gjurmët e tij në jetën institucionale të Kosovës mbeten të pashlyeshme”, u shpreh Limaj.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së akademikut e politikanit të mirenjohur, Nexhat Daci.

Sipas Haradinajt, Kosova humbi sot një personalitet të shquar të jetës akademike dhe institucionale.

“Kosova humbi sot një personalitet të shquar të jetës akademike dhe institucionale. Ndarja nga jeta e akademikut Nexhat Daci është humbje e madhe për vendin. Do të kujtohet përherë për urtësinë, vizionin shtetformues dhe përkushtimin e palëkundur ndaj Kosovës. Kisha nderin që bashkë me të dhe Presidentin Rugova, të bashkëpunonim ngushtë në ditët më të ndjeshme të shtetndërtimit të vendit”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Ndër të tjerët, liderët politikë shprehën mirënjohje dhe dhimbje për humbjen e një njeriu që kishte një rol vendimtar në jetën publike dhe institucionale të vendit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort