LAJME

Liburn Aliu: Nuk do të ketë autostradë në rajonin e Dukagjinit

Liburn Aliu: Nuk do të ketë autostradë në rajonin e Dukagjinit
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Maj 2023, 06:41

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nuk do të ketë autostradë në rajonin e Dukagjinit.

Për pjesën që përfshin thuajse gjysmën e vendit, do të ketë vetëm zgjerim rrugësh.

“Tash jemi duke punuar intensivisht, mungesat, problemet e vitit 2022, janë duke u rikuperuar, dhe besoj që kjo është situata. Nuk mund të bëjmë më tepër për pjesën e Dukagjinit, përpos që kemi filluar projektin e zgjerimit të rrugës nga Istogu, përpos që mund ta bëjmë rrugën e Pejës, që të punojmë për pjesën e Gjakovës…nuk do të ketë autostradë, do të ketë zgjerim të rrugës”, theksoi Aliu në një paraqitje për Tëvë1.

Kujtojmë se ndërtimi i autostradës së Dukagjinit ka qenë projekt i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika