LAJME

Shiroka Pula nis vizitën e parë jashtë vendit si presidente, merr pjesë në ceremoninë për 70-vjetorin e Revolucionit Hungarez në Budapest

Shiroka Pula nis vizitën e parë jashtë vendit si presidente, merr pjesë në ceremoninë për 70-vjetorin e Revolucionit Hungarez në Budapest
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Tetor 2026, 10:00

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar për në Budapest të Hungarisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.

Sipas njoftimit, vizita po zhvillohet me ftesë të presidentit hungarez, Andras Baka, me të cilin Shiroka Pula pritet të zhvillojë edhe një takim bilateral.

Në ceremoninë përkujtimore, e cila shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë moderne të Hungarisë dhe luftën e popullit hungarez për liri e pavarësi, presidentja e Kosovës do të jetë në mesin e afro 100 liderëve dhe përfaqësuesve politikë nga vende të ndryshme të botës.

Gjatë qëndrimit në Hungari, në agjendën e presidentes është paraparë edhe një takim me përfaqësues të mërgatës shqiptare që jeton dhe vepron në këtë shtet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika