Anija që brenda vetes ka librarinë lundruese më të madhe në botë “Logos Hope” do të vazhdojë të qëndrojë në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se “Logos Hope” është zhvendosur nga Vlora në Portin e Durrësit.
“Do të jetë e hapur për çdo qytetar që ka dëshirë ta vizitojë nga afër, ju uroj një fundjavë të mbarë”, është shprehur Rama, transmeton Klankosova.tv.






