Një nga lepujt më të mëdhenj në botë është vjedhur nga shtëpia e tij në Angli, tha Policia britanike, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se lepuri gjigant Darius është zhdukur nga kopshti i shtëpisë në fshatin Stoulton. Nuk u dhanë detaje pse policia po dyshon se lepuri është vjedhur dhe nuk po shqyrton mundësinë se mund të ketë ikur.






