- Reklama -

LDK kritika qeverisë lokale në Prizren për dështim të sigurimit të shujtave ditore për mësimdhënës

Përmes një komunikate për media, dega e LDK-së në Prizren ka kritikuar qeverinë lokale për paaftësi për të realizuar projektin e sigurimit të shujtave ditore për mësimdhënës .
Komunikata plotë
Në vazhdën e dështimeve të njëpasnjëshme, Komuna e Prizrenit është shfaqur e paaftë të realizoi edhe projektin e sigurimit të shujtave ditore për mësimdhënës.
Në bazë të kontratës kolektive, arsimtarëve ju takojnë;
– një shujtë ditore dhe pagesa e udhëtimit (për ata që udhëtojnë).
Përmbushja e këtyre, sipas kontratës, janë obligative për komunat.
Komuna e Prizrenit, e paaftë siç është nuk ka arritur ti përmbushi këto dy zotime kontraktuale me procedurë të rregullt, duke bërë që këto të drejta, arsimtarët ti realizojnë vetëm përmes procedurave gjyqësore që nënkupton se Komuna e Prizrenit, tash po i paguan me përmbarues që rritë shumë koston dhe për rrjedhojë i shkakton dëme të mëdha buxhetit komunal.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren është në vazhdimësi në kontakt me komunitetin arsimor të cilët janë jashtëzakonisht të pakënaqur me keqmenaxhimin, keqpërdorimet, nepotizmin e theksuar dhe dështimet e shumta të administratës komunale për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e këtij komuniteti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort